Data Center & Server Room Solutions
Infrastrukturë fizike për funksionim të qëndrueshëm dhe të sigurt të sistemeve kritike.
Zgjidhje për Data Center & Server Room
Data Center dhe Server Room janë infrastruktura fizike mbi të cilën mbështeten të gjitha sistemet kritike të një organizate.
CSP projekton dhe implementon infrastrukturë fizike për Data Center, të ndërtuar sipas standardeve dhe praktikave të provuara ndërkombëtare, duke përfshirë:
- energji të pandërprerë (UPS & power distribution)
- ftohje të kontrolluar dhe të qëndrueshme
- siguri fizike të ambienteve
- fire detection & fire suppression
- monitorim ambiental (temperaturë, lagështi)
- racks dhe kabllim të strukturuar
Fokusi nuk është thjesht ndërtimi i një server room, por krijimi i një infrastrukture me disponueshmëri të lartë, stabilitet afatgjatë dhe kontroll operacional për biznesin.
Data Center si Infrastrukturë Fizike
Infrastruktura fizike e Data Center-it përbën bazën mbi të cilën funksionojnë IT-ja dhe shërbimet kritike të biznesit.
Power & UPS
Energji e pandërprerë, mbrojtje ndaj ndërprerjeve dhe luhatjeve të tensionit, për funksionim të qëndrueshëm të pajisjeve kritike.
Cooling & Airflow
Kontroll i temperaturës dhe lagështisë, optimizim i rrjedhës së ajrit për parandalimin e mbinxehjes dhe ruajtjen e performancës.
Racks & Cabinets
Sisteme montimi të standardizuara për serverë dhe pajisje rrjeti, menaxhim i strukturuar i hapësirës dhe kabllimit.
Physical Security
Kontroll i aksesit, monitorim video dhe masa mbrojtëse kundër ndërhyrjeve fizike të paautorizuara.
Pa këto elemente të ndërtuara dhe të koordinuara si një tërësi, rritet rreziku i ndërprerjeve, mbinxehjes dhe incidenteve, duke ndikuar drejtpërdrejt në disponueshmërinë e shërbimeve.
Power Infrastructure & UPS
Energjia e qëndrueshme është shtylla kryesore e çdo Data Center-i dhe parakusht për funksionimin e pandërprerë të sistemeve kritike.
Online UPS Systems
Furnizim i vazhdueshëm i energjisë për pajisje kritike, mbrojtje e plotë kundër ndërprerjeve, spikes dhe luhatjeve të tensionit.
Modular UPS
Zgjidhje fleksibile që lejojnë zgjerim të kapacitetit pa ndërprerje të shërbimeve, të përshtatura sipas rritjes së nevojave.
Redundancë dhe Besueshmëri
Arkitektura të projektuara sipas skemave N+1 ose 2N, për rritje të disponueshmërisë dhe reduktim të rrezikut të dështimeve.
PDU Inteligjente
Monitorim i ngarkesës dhe konsumit të energjisë, menaxhim më i mirë i shpërndarjes dhe përmirësim i efikasitetit operacional.
Cooling & Thermal Management
Kontroll i saktë i temperaturës dhe rrjedhës së ajrit për funksionim të qëndrueshëm dhe jetëgjatësi të pajisjeve.
Precision Air Conditioning
Sisteme ftohjeje me kontroll të lartë të temperaturës dhe lagështisë (CRAC/CRAH), të projektuara për ambiente server dhe data center.
Hot Aisle / Cold Aisle
Organizim i strukturuar i rrjedhës së ajrit për rritje të efikasitetit të ftohjes dhe reduktim të konsumit energjetik.
In-Row Cooling
Zgjidhje ftohjeje të vendosura midis racks, të përshtatshme për densitet të lartë pajisjesh dhe konfigurime fleksibile.
Monitorim Ambiental
Sensorë për temperaturë dhe lagështi, me alarme në kohë për devijime nga parametrat e përcaktuar.
Mbinxehja është një nga shkaqet kryesore të problemeve në ambientet server. CSP implementon zgjidhje që mbështesin stabilitetin operacional dhe ruajnë performancën e pajisjeve në kohë.
Structured Cabling & Rack Systems
Organizim i strukturuar, performancë e qëndrueshme dhe mundësi zgjerimi për infrastrukturë të besueshme të Data Center-it.
Rack Systems 19"
Sisteme montimi të standardizuara (floor-mounted dhe wall-mounted), të projektuara për menaxhim efikas të hapësirës dhe akses të lehtë për mirëmbajtje.
Structured Cabling
Kabllim i organizuar dhe i dokumentuar, i ndërtuar për performancë të qëndrueshme dhe mirëmbajtje të thjeshtë në kohë.
Fiber Optic Solutions
Zgjidhje me fibër optike (Single Mode dhe Multi Mode) për shpejtësi të larta transmetimi dhe mbulim në distanca të gjata.
Documentation & Testing
Dokumentacion teknik i plotë dhe testim funksional i të gjitha lidhjeve, për verifikim të performancës dhe cilësisë së infrastrukturës.
Një Data Center i ndërtuar siç duhet mbështetet në kabllim të strukturuar dhe racks të standardizuara, për stabilitet të rrjetit, mirëmbajtje të kontrolluar dhe zgjerim të planifikuar pa ndërprerje.
Physical Security & Access Control
Mbrojtja e infrastrukturës kritike kërkon siguri fizike të ndërtuar me të njëjtën kujdes dhe disiplinë si siguria logjike.
Access Control
Kontroll i aksesit për personel të autorizuar, me regjistrim të detajuar të hyrje-daljeve dhe menaxhim të roleve.
CCTV Monitoring
Mbikëqyrje vizuale 24/7 e ambienteve kritike, korridoreve dhe dyerve të server room.
Intrusion Detection
Sensorë dhe sisteme alarmi për zbulim të ndërhyrjeve të paautorizuara dhe njoftim në kohë për reagim të koordinuar.
Zoning & Audit
Zonim sigurie për racks, korridore dhe zona të ndjeshme, me auditim të plotë të aktiviteteve dhe gjurmueshmëri.
Fire Detection & Suppression për Data Center
Mbrojtje e pajisjeve kritike nga rreziku i zjarrit, e projektuar për të kufizuar dëmet dhe për të ruajtur funksionimin e infrastrukturës.
Early Warning Detection
Aspirating Smoke Detection (ASD) për zbulim shumë të hershëm të tymit dhe ndryshimeve termike, përpara se zjarri të zhvillohet.
Clean Agent Suppression
Sisteme shtypjeje pa ujë (clean agent dhe gazra inertë), të përshtatshme për ambiente me pajisje elektronike, që shuajnë zjarrin duke kufizuar ndikimin në infrastrukturë.
Integration & Control
Bashkëveprim me sistemet e aksesit dhe monitorimit, me mundësi aktivizimi automatik ose manual, sipas skenarëve të sigurisë.
Qëllimi: zjarri të kontrollohet në fazat fillestare, me ndikim minimal në pajisjet kritike dhe me reduktim të ndërprerjeve operative.
Përfitimet e Data Center të Projektuar Profesionalisht
Një infrastrukturë e ndërtuar me kujdes mbështet funksionimin e qëndrueshëm të biznesit dhe redukton ndjeshëm rreziqet operative.
Disponueshmëri e lartë
Reduktim i kohës së ndërprerjeve dhe mbështetje për vazhdimësi të qëndrueshme të shërbimeve kritike.
Efikasitet energjetik
Optimizim i konsumit të energjisë dhe përmirësim i kostove operative në perspektivë afatgjatë (PUE më i ulët).
Skalabilitet dhe fleksibilitet
Mundësi zgjerimi të planifikuar, pa ndërprerje të panevojshme, dhe përshtatje ndaj rritjes së nevojave të biznesit.
Siguri dhe besueshmëri
Masa të integruara për mbrojtje fizike, logjike dhe mjedisore, duke garantuar integritetin e të dhënave dhe funksionimin e sistemeve.
Infrastrukturë Data Center e ndërtuar për stabilitet dhe besueshmëri
Zgjidhje fizike që mbështesin funksionim të qëndrueshëm, siguri dhe menaxhim të kontrolluar të sistemeve IT.
Kërko konsultim profesional