Kush jemi
Integrator sistemesh · Platforma të unifikuara · Përgjegjësi afatgjatë
CSP - Integruesi i Teknologjisë
Kemi filluar aktivitetin në vitin 2018 si një kompani e vogël inxhinierike, dhe sot jemi një nga partnerët më të besueshëm në fushën e sistemeve të sigurisë dhe automatizimit në Shqipëri dhe rajon.
CSP vepron si integrator sistemesh teknologjike, duke integruar sisteme komplekse në një platformë të unifikuar, përzgjedhur dhe ofruar pajisje nga prodhues të besueshëm, dhe duke marrë përgjegjësi të plotë për projektimin, integrimin dhe funksionimin e tyre në kohë.
Me një ekip të përkushtuar inxhinierësh dhe teknikësh, ne garantojmë cilësinë në çdo fazë të projektit, nga konsultimi dhe projektimi, deri te instalimi dhe mbështetja pas-shitëse.
- Besueshmëria: Marrim përgjegjësi për zgjidhjet që realizojmë dhe qëndrojmë pas tyre në kohë.
- Cilësia: Punojmë me standarde të qarta dhe kujdes në çdo detaj të zbatimit.
- Integriteti: Veprojmë me korrektësi, transparencë dhe respekt ndaj klientit dhe projektit.
- Partneriteti: Ndërtojmë marrëdhënie afatgjata, jo bashkëpunime të përkohshme.
Jemi partneri juaj për teknologji të qëndrueshme
Besoni një ekipi që merr përgjegjësi të plotë për projektet tuaja.
Kërko konsultim profesional